# Penaltia ## Posts - [VIDEO/ 55 golat e Muriqit me Mallorcan në një vend, çfarë legjende](https://penaltia.net/video-55-golat-e-muriqit-me-mallorcan-ne-nje-vend-cfare-legjende/): Vedat Muriqi ka shkruar historinë me Mallorca, duke thyer rekordin e legjendës Samuel Eto’o për numrin më të madh të golave të shënuar me fanellën e klubit. Sulmuesi kosovar ka arritur kuotën e 55 golave me ekipin spanjoll, duke u konfirmuar si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit. Me këtë arritje, Muriqi tashmë konsiderohet një legjendë e Mallorcas, falë kontributit dhe paraqitjeve të tij vendimtare ndër vite. Ndërkohë, klubi i Mallorcas ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një video të veçantë me të gjitha 55 golat e realizuar nga Muriqi me fanellën e tyre. - [Jude Bellingham iu bën premtimin tifozëve të Realit të Madridit](https://penaltia.net/jude-bellingham-iu-ben-premtimin-tifozeve-te-realit-te-madridit/): Reali i Madridit duket i destinuar të mbyllë një tjetër sezon pa trofe. Në dy sezonet e fundit skuadra e Los Blancos ka mundur të fitojë vetëm Superkupën Evropiane dhe Kupën Interkontinentale, shumë pak për klubin me president Florentino Perez. Në muajt e verës, klubi madrilen do të bëjë ndryshime për t’i dhënë fund kësaj situate me rezultate larg pritshmërive dhe mungesë titujsh. Një prej futbollistëve që janë në vorbullën e kritikave është Jude Bellingham. Pas një sezoni të parë të shkëlqyer me Realin e Madridit duke qenë një prej elementëve kyç të skuadrës në fitoren e titullit të 15 […] - [Raul Asencio përfundon në spital](https://penaltia.net/raul-asencio-perfundon-ne-spital/): Futbollisti i Real Madridit, Raul Asencio ka përfunduar në spital. Mbrojtësi spanjoll është aktualisht në spital duke iu nënshtruar analizave për të përcaktuar shkakun e virusit që i ka shkaktuar gastroenterit, shkruan IndeksOnline. Raportohet se ai ka humbur 6 kilogramë brenda dy jave. Asencio si pasoj e kësaj do të humbas ndeshjen e ardhshme, kundër Alavesit, e cila zhvillohet të martën./IndeksOnline/ - [Ky është plani i Messit për Cornellan](https://penaltia.net/ky-eshte-plani-i-messit-per-cornellan/): Lionel Messi ditë më parë është bërë pronar i skuadrës spanjolle, UE Cornella. Ai do të marrë drejtimin e klubit menjëherë dhe të drejtojë drejt suksesit, shkruan IndeksOnline. Cornella aktualisht luan në Divizionin e Tretë RFEF dhe po lufton për t’u kualifikuar për në fazën eliminatore të ngjitjes në kategorinë e dytë. Por çfarë do të ndodh tutje me skuadrën pas blerjes nga Messi. Sipas mediave spanjolle, argjentinasi synon të mbaj aktualisht stafin, por me kalimin e kohës ai do të sjellë njerëz të cilëve u beson në mënyrë implicite në pozicione kyçe, ndërkohë që do të promovojë gjithashtu një profesionalizëm […] - [Ancelotti parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve](https://penaltia.net/ancelotti-parashikon-fituesin-e-liges-se-kampioneve/): Carlo Ancelotti i ka dhënë një goditje ambicieve europiane të Arsenalit, duke mos i përfshirë “Topçinjtë” si favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Trajneri legjendar italian, fitues pesë herë i këtij kompeticioni, beson se trofeu do të përfundojë diku tjetër, pavarësisht formës së mirë të skuadrës së Mikel Artetës. Megjithëse shumë kompani bastesh e konsiderojnë Arsenalin si një nga dy favoritët kryesorë për trofeun, Ancelotti mbetet skeptik për shanset e tyre. Duke folur për “Il Giornale”, ai theksoi se ky edicion i Championsit ka qenë i paparashikueshëm, duke lënë jashtë skuadra të mëdha si Real Madridi, Barcelona […] - [Juventus vs Bologna](https://penaltia.net/juventus-vs-bologna/): Në garën për një vend të çmuar në top-katër të Serie A, Juventus do të presë Bologna-n në Torino të dielën mbrëma. parapërgatitja e ndeshjes Juve vijnë pas një fitoreje minimale 1-0 kundër Atalantës në Bergamo, një ndeshje ku nuk dominuan plotësisht, por arritën të marrin maksimumin e pikëve. Ky rezultat, së bashku me humbjen e Como-s ndaj Interit, i ka ngritur bardhezinjtë në vendin e katërt me gjashtë xhiro të mbetura. Skuadra e Luciano Spallettit është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A dhe ka mbajtur katër porta të paprekura në këtë periudhë, duke treguar një […] - [PSG vs Lyon](https://penaltia.net/psg-vs-lyon/): Në ndeshjen e fundit të fundjavës në Ligue 1, Paris Saint-Germain do të synojë të ruajë kryesimin në tabelë kur të presë Lyonin në Parc des Princes. parapërgatitja e ndeshjes Një fitore 3-1 ndaj Toulouse këtë muaj i ka lënë kampionët në fuqi vetëm një pikë përpara Lensit, ndërsa Lyon është ngjitur në vendin e pestë pas fitores 2-0 në shtëpi kundër Lorient. Me shtatë ndeshje të mbetura, gara për titull në Ligue 1 është në duart e PSG-së, pasi ata kanë edhe dy ndeshje më pak të luajtura se Lens. Forma e skuadrës së Luis Enrique është shumë e […] - [Bayern Munich vs Stuttgart](https://penaltia.net/bayern-munich-vs-stuttgart/): Bayern Munich mund ta sigurojnë praktikisht titullin e Bundesligës me një fitore kundër Stuttgartit të dielën në Allianz Arena. Bavarezët janë në krye të tabelës me 76 pikë dhe kanë 12 më shumë se Borussia Dortmund në vendin e dytë me pesë ndeshje të mbetura, ndërsa Stuttgart në vendin e tretë ka 56 pikë dhe do të luftojë për një vend në Champions League. parapërgatitja e ndeshjes Barazimi mund të jetë i mjaftueshëm që Bayern të shpallet kampion nëse Hoffenheim merr tre pikë kundër Borussia Dortmund të shtunën, por një titull i 13-të në 14 sezone duket pothuajse i pashmangshëm […] - [Manchester City vs Arsenal](https://penaltia.net/manchester-city-vs-arsenal/): Titulli i Premier League nuk do të fitohet dhe as nuk do të humbet përfundimisht në Etihad Stadium të dielën pasdite, por pas përballjes së madhe mes Manchester City dhe Arsenalit, do të bëhet pak më e qartë se kush po e kontrollon garën për trofeun. Deri në fund të 19 prillit, “Gunners” mund të kenë krijuar një avantazh prej nëntë pikësh ndaj “Sky Blues”, një diferencë që duket shumë e vështirë për t’u mbyllur, ose përkundrazi, vendi i parë mund të jetë plotësisht në duart e skuadrës së Pep Guardiolës. Parapërgatitja e ndeshjes Fjalët për “quadruple” të Arsenalit vazhdojnë, […] - [Al Wasl vs Al Nassr](https://penaltia.net/al-wasl-vs-al-nassr/): Al-Wasl dhe Al-Nassr do të përballen në çerekfinale të AFC Champions League 2 të dielën, në një ndeshje me vetëm një takim që do të luhet në Zabeel Stadium në Dubai, pasi për shkak të luftës në Iran është ndryshuar formati i përballjes. Al-Nassr vjen në këtë ndeshje si një nga skuadrat më në formë në rajon. Ata janë 8 pikë përpara në krye të Saudi Pro League me 5 ndeshje të mbetura dhe janë shumë afër titullit, por njëkohësisht synojnë edhe trofeun e AFC Champions League 2. Skuadra e Jorge Jesus është në një seri të jashtëzakonshme prej 17 […] - [Verona vs Milan](https://penaltia.net/verona-vs-milan/): Duke luftuar për të mos e humbur vendin në Champions League, AC Milan do të tentojë të rikthehet te rezultatet pozitive të dielën kur viziton Hellas Verona, një skuadër që po lufton për mbijetesë. Pas katër humbjeve në shtatë ndeshje, Milan tashmë është larguar nga gara për titull dhe rrezikon seriozisht edhe vendin në top katërshe, ndërsa Verona duket shumë afër rënies nga Serie A. Milan ka filluar të rrëshqasë keq në fazën vendimtare të sezonit. Javën e kaluar, ata u mposhtën në mënyrë të papritur 3-0 në shtëpi nga Udinese, duke shtuar edhe më shumë presion mbi trajnerin Massimiliano […] - [Everton vs Liverpool](https://penaltia.net/everton-vs-liverpool/): Ndeshja kryesore e epokës së Hill Dickinson Stadium deri tani, Everton dhe Liverpool do të zhvillojnë derbin e parë të Merseyside në Premier League në shtëpinë e re të të parëve, të dielën pasdite. “Toffees” kthehen në shtëpi pas një barazimi frenetik 2-2 me Brentford javën e kaluar, vetëm pak ditë para se “Reds” të eliminoheshin nga Champions League në mënyrë zhgënjyese. Shumë pak tifozë të Evertonit do ta harrojnë ndonjëherë derbin e fundit të Merseyside në Goodison Park – falë në masë të barabartë golit të fuqishëm të James Tarkowski dhe shpërthimit të Arne Slot pas ndeshjes – duke […] - [Ylli i Real Madridit vendoset në shitje, pas përplasjes me Arbeloan](https://penaltia.net/ylli-i-real-madridit-vendoset-ne-shitje-pas-perplasjes-me-arbeloan/): Real Madridi po analizon një sezon zhgënjyes pa trofe, me shpresat në La Liga që janë zbehur ndjeshëm. Kjo situatë mund të sjellë ndryshime të mëdha në skuadër përpara afatit kalimtar të verës. E ardhmja e trajnerit Álvaro Arbeloa mbetet ende e paqartë, ndërsa disa lojtarë janë në rrezik largimi. Emra si Dani Ceballos dhe David Alaba pritet të largohen, por një tjetër që mund të sakrifikohet është edhe Raul Asencio. Sipas raportimeve të “The Athletic”, Asencio konsiderohet i transferueshëm këtë verë. 23-vjeçari u promovua në ekipin e parë sezonin e kaluar dhe pati momente si titullar, por kohët e […] - [Lojtarët e Premierligës duhet të paguajnë një tarifë ‘surprizuese’, që merret nga paga e tyre](https://penaltia.net/lojtaret-e-premierliges-duhet-te-paguajne-nje-tarife-surprizuese-qe-merret-nga-paga-e-tyre/): Lojtarët e Premierligës duhet të paguajnë një tarifë të vogël, por të vazhdueshme, sa herë ndëshkohen me karton të verdhë gjatë ndeshjeve. Sipas raportimeve, liga i ngarkon klubeve një shumë prej 10 paundësh për çdo karton të verdhë. Megjithatë, në disa klube kjo kosto u kalon vetë lojtarëve, duke u zbritur direkt nga paga e tyre. Edhe pse paga mesatare në Premierligë për sezonin 2025/26 është rreth 79,500 paund në javë, sipas “The Capology”, kjo gjobë mbetet më shumë simbolike për shumicën e futbollistëve. Megjithatë, për lojtarët e rinj me paga minimale, ndikimi mund të jetë më i ndjeshëm. Përveç […] - [Arturo Vidal çon një mesazh mbeshtetës për skuadrën shqiptare](https://penaltia.net/arturo-vidal-con-nje-mesazh-mbeshtetes-per-skuadren-shqiptare/): Klubi shqiptar, Butrinti nga Saranda ka marrë një mesazh nga futbollisti i njohur, Arturo Vidal. Futbollisti kilian, i ka dërguar një mesazh mbështetës, para ndeshjes vendimtare të skuadrës nga Sarada, shkruan IndeksOnline. KF Butrinti këtë fundjavë do të luaj derbin ndaj KF Orikumin. Kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi është e fundit në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar, ku njëra prej skuadrave do të ngjitet në kategorinë e Parë. Aktualisht Butrinti renditet e para në tabelë me 44 pikë, një më shumës se Orikum./IndeksOnline/ - [Modric vendos tre kushte në menyrë që të rinovoj kontartën me Milanin](https://penaltia.net/modric-vendos-tre-kushte-ne-menyre-qe-te-rinovoj-kontarten-me-milanin/): Luka Modric edhe pse 40 vjeçar, ka pasur një sezon fantastik me Milanin. Mesfushori kroat ishte lider i padiskutueshëm i kuqezinjëve, ku nga 31 ndeshje arriti të shënoj edhe dy gola dhe bëri tre asiste, shkruan IndeksOnline. Drejtuesit e Milanit dëshirojnë ta mbajnë edhe për sezonin e ardhshëm, por Modric ka vendosur tre kushte për të rinovuar kontratën. Sipas gaztearit Gianluca Di Marzio, Modric dëshiron një Milan konkurrues, një ekip të fortë të aftë për të sfiduar për vendet e para në ligë. Kushti i dytë është që Milani të luajë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s vitin e ardhshëm. Kushti […] - [Do ishte lëvizja më e bujshme, planifikohet kthimi i Jose Mourinhos në Premier Ligë](https://penaltia.net/do-ishte-levizja-me-e-bujshme-planifikohet-kthimi-i-jose-mourinhos-ne-premier-lige/): Duket se Newcastle po përgatit një lëvizje të madhe në stolin e drejtimit të skuadrës, teksa e ardhmja e Edi Houi është në dyshim. Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një emri të madh dhe Zhoze Murinjo ka dalë në dritë si emër, duke qenë madje edhe objektivi kryesor. “Special One”, aktualisht te Benfika, shihet si trajneri ideal për të çuar projektin ambicioz të Njukasëll në një nivel tjetër dhe për ta kthyer klubin në një fuqi në Angli, e pse jo edhe në Evropë. Nëse Houi largohet, rikthimi i Murinjos në Premier Ligën angleze pritet të jetë një […] - ["I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit...](https://penaltia.net/i-kam-ofruar-postin-e-drejtuesit-te-kombetares-nje-trajneri-shqiptar-duka-zbulon-prapaskenat-u-terhoq-ne-momentet-e-fundit/): Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka pranuar se Besnik Hasi ka qenë emri i vetëm të cilit i është ofruar bankina e kuqezinjve në të kaluarën. Ai ka shpjeguar se pse ka dështuar marrëveshja, por duke theksuar në vijim se i ka gjithmonë në vëmendje trajnerët shqiptarë. “I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlehtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim […] - [Colorado Rapids vs Inter Miami](https://penaltia.net/colorado-rapids-vs-inter-miami/): Për herë të parë në historinë e klubit, Inter Miami do të udhëtojë drejt Mile High për një ndeshje MLS kundër Colorado Rapids të shtunën në Empower Field. “Burgundy Boys” aktualisht renditen të gjashtët në Konferencën Perëndimore pas fitores bindëse 6-2 ndaj Houston Dynamo, ndërsa “Herons” janë të tretët në Lindje pas barazimit 2-2 me New York Red Bulls. Parashikimi i ndeshjes Gjatë sezonit 2026, Colorado ka treguar dominim në shtëpi, duke fituar të tri ndeshjet me një golavarazh total 12-3. Të shtunën, Matthew Wells do të kërkojë fitoren e parë ndaj një skuadre nga Konferenca Lindore, pasi këtë sezon […] - [Atletico Madrid vs Real Sociedad](https://penaltia.net/atletico-madrid-vs-real-sociedad/): Estadio de La Cartuja do të jetë mikpritës i finales së Copa del Rey 2026 të shtunën mbrëma, ku Atletico Madrid përballet me Real Sociedad për trofeun. Atletico synon ta fitojë këtë kompeticion për herë të 11-të në histori, ndërsa Real Sociedad kërkon vetëm trofeun e katërt në Copa del Rey. Parashikimi i ndeshjes Atletico pësoi humbje 2-1 në shtëpi ndaj Barcelona në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League të martën, por arriti të kualifikohet në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2, ku tani do të përballet me Arsenal. Në mënyrë interesante, Atletico ka humbur pesë nga gjashtë […] - [Chelsea vs Manchester United](https://penaltia.net/chelsea-vs-manchester-united/): Një përballje shumë e rëndësishme në garën për Champions League zhvillohet të shtunën mbrëma në Stamford Bridge, ku Chelsea përballet me Manchester United në Premier League. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Old Trafford në shtator, “Djajtë e Kuq” synojnë ta mbyllin sezonin me dy fitore ndaj Chelseat për vetëm herën e dytë pas sezonit 2019-20. Parashikimi i ndeshjes Fillimi i Liam Rosenior te Chelsea ishte shumë i mirë, me katër fitore radhazi në Premier League, por tani “Blutë” janë në krizë, duke fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit (2 barazime, 4 humbje) – vetëm Tottenham […] - [Infantino shuan dilemat, tregon a do të marrë pjesë Irani në Kupën e Botës](https://penaltia.net/infantino-shuan-dilemat-tregon-a-do-te-marre-pjese-irani-ne-kupen-e-botes/): Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi pjesëmarrjen e ekipit kombëtar të Iranit, pavarësisht pyetjeve gjeopolitike dhe ndeshjeve që do t’i duhet të luajnë në Los Angeles dhe Seattle në qershor. Zhvillimet gjeopolitike midis SHBA-së dhe Iranit kishin ngritur pikëpyetje në lidhje me pjesëmarrjen e vendit të Azisë Jugperëndimore në Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti. Megjithatë, pasiguria është një gjë e së kaluarës dhe kombi i Lindjes së Mesme do të jetë në stadiumet e SHBA-së siç ishte parashikuar. Negociatat me FIFA-n patën një fund të lumtur dhe kështu u dha drita jeshile për pjesëmarrjen e tij […] - [La Kosovën për Shqipërinë, futbollisti pret firmën me gjigandët e futbollit kroat](https://penaltia.net/la-kosoven-per-shqiperine-futbollisti-pret-firmen-me-gjigandet-e-futbollit-kroat/): Mesfushori i Kombëtares, Etnik Brruti pritet të mbyllë aventurën e tij te Malisheva në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon gjatë verës dhe palët nuk pritet të arrijnë marrëveshje për rinovim. Lojtari 22-vjeçar do të largohet nga klubi kosovar si futbollist i lirë, ndërsa e ardhmja e tij duket se do të vazhdojë jashtë Kosovës. Sipas raportimeve të ndryshme, Brruti është pranë një transferimi te Rijeka në Kroaci, një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për t’u afirmuar në një nivel më të lartë të futbollit evropian. Brruti konsiderohet si një nga mesfushorët […] - [Inter vs Cagliari](https://penaltia.net/inter-vs-cagliari/): Duke synuar të krijojë një epërsi prej 12 pikësh në krye të Serie A, Inter Milan do të kërkojë një hap tjetër drejt titullit kur pret Cagliari në San Siro të premten mbrëma. Inter është shumë pranë Scudettos pas një ndeshjeje spektakolare me shtatë gola fundjavën e kaluar, ndërsa kundërshtarët nga Sardinia janë në luftë për mbijetesë në elitë. Parashikimi i ndeshjes Pas një periudhe të dobët që pas eliminimit nga Champions League, Inter më në fund ka gjetur formën, duke mposhtur Romën 5-2 dhe më pas duke fituar një përballje spektakolare në Serie A në Stadio Sinigaglia. Edhe pse […] - [Skenar i ri i FIFA-s mund t’i hapë derën Kosovës në Botëror](https://penaltia.net/skenar-i-ri-i-fifa-s-mund-ti-hape-deren-kosoves-ne-boteror/): Sipas raportimeve të fundit nga Seasiagoal, FIFA po shqyrton mundësinë e një “play-off”-i emergjent ndër-konfederal, në rast se Irani tërhiqet përfundimisht nga gara për shkak të tensioneve gjeopolitike. Skenari i përfolur parasheh një format ku dy kombëtare nga UEFA dhe dy nga AFC do të përballeshin për një vend të fundit të lirë në fazën finale, një zhvillim që ka rikthyer shpresat për disa përfaqësuese që mbetën jashtë kualifikimeve direkte. Në këtë kontekst, Kosova shihet si një prej përfituesve potencialë të këtij skenari, pas një fushate kualifikuese të fortë dhe emocionale. - [Edon Zhegrova drejt transferimit në Turqi](https://penaltia.net/edon-zhegrova-drejt-transferimit-ne-turqi/): Edon Zhegrova nuk e ka të ardhmen te Juventusi. Anësori kosovar nuk po gjen hapsira të mjaftueshme nga trajneri Luciano Spalletti, dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline. 26-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj në kampionatin turk. Sipas raportimeve të mediave turke dhe italiane, skuadra e Besiktashit është e interesuar për transferimin e Zhegrovës, i cili shihet si pasues i futbollistit tjetër kosovar, Milot Rashica. Juventuesi e transferoi Edon Zhegrovën verën e kaluar nga skuadra e Lille për 15 milionë euro, por mosaktivizimi i tij ka bërë që ai të gjej një klub të ri, derisa Juventusi i gatshëm […] - [Simeone ironizon me Yamal-in: "Pse t’i frikësohem një adoleshenti, kur një dekadë e..."](https://penaltia.net/simeone-ironizon-me-yamal-in-pse-ti-frikesohem-nje-adoleshenti-kur-nje-dekade-e/): Diego Simeone ka ironizuar me Lamine Yamal-in. Ai ka thënë se djali ka shumë talent, por është larg kurorëzimit për të qenë mbret i Evropës. “Ai është një djalë i mirë me shumë talent. Dje ai ishte i vetëm përballë portierit dhe shënoi ndaj nesh. Mediat po duan ta kurorëzojnë atë mbret të Evropës. Por në futboll, e vetmja gjë që ka rëndësi është se kush është në short nesër në mëngjes. Shtypi do që unë të kem frikë nga një adoleshent vetëm sepse ai bën driblime dhe jep intervista të sigurta. Ju lutem. Për një dekadë, më është dashur […] - [Asllani nuk bind Beshiktashin, do ta blej mesfushorin shqiptar me nje kusht](https://penaltia.net/asllani-nuk-bind-beshiktashin-do-ta-blej-mesfushorin-shqiptar-me-nje-kusht/): Kristjan Asllani nuk ka arritur të bindë plotësisht Beshiktashin për të blerë përfundimisht kartonin e tij. Mesfushori shqiptar, i huazuar nga Interi gjatë merkatos së janarit, nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit turk, që tashmë po rishikon planet për blerjen përfundimtare të kartonit të tij, shkruan IndeksOnline. Drejtuesit e Beshiktashit janë të gatshëm të marrin në pronësi Asllanin, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje më e ulët ekonomike me Interin. Klubi italian kërkon rreth 11 milionë euro, ndërsa turqit nuk pranojnë të shkojnë përtej kufirit 5-6 milionë euro. Kushti i vetëm për të finalizuar transferimin mbetet ulja e çmimit, në të […] - [Eto’o i çon mesazh Muriqit pas rekordit historik: "Më ke kaluar, por..."](https://penaltia.net/etoo-i-con-mesazh-muriqit-pas-rekordit-historik-me-ke-kaluar-por/): Legjenda kamerunase, Samuel Eto’o i ka dërguar një mesazh urimi sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, pas arritjes së tij historike si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në La Liga. Në mesazhin e tij, Eto’o e përgëzoi Muriqin për punën dhe përkushtimin, duke i kërkuar të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe ta bëjë edhe më të fortë klubin spanjoll, shkruan Indeksonline “Përshëndetje Vedat nga Kameruni, jam i lumtur për çka ke arritur. E di që ke punuar shumë, por vazhdo kështu. Bëje Mallorcan tonë më të fortë. Urime ty dhe bashkëlojtarëve tuaj që të ndihmuan në këtë rekord”, ishte mesazhi […] - [26.5 milionë dollarë u shpenzuan për Brojën, sulmuesi i Kombëtares përfshihet te lista që nuk do donte askush](https://penaltia.net/26-5-milione-dollare-u-shpenzuan-per-brojen-sulmuesi-i-kombetares-perfshihet-te-lista-qe-nuk-do-donte-askush/): “Sports Illustrated” ka publikuar një artikull, me 10 transferimet më të këqija të këtij sezoni në Premier Ligë. Armando Broja mban vendin e gjashtë, ndërsa pjesë e saj janë disa yje. Lista ku nuk do të donte të ishte askush, kryesohet nga Aleksandër Isak që është pjesë e Liverpulit. Për Brojën tregohet në artikull se janë shpenzuar 26.5 milionë dollarë. Ndryshe rreth 23 milionë euro, ndërsa duhet thënë se kjo shifër është përmendur edhe më parë. Investimi i Bërnlit për sulmuesin e Çelsit dhe Kombëtares shqiptare ka rezultuar i gabuar, ndërsa ekipi i Premier Ligë po shkon drejt rënies në […] - [Dikur ishte lojtari më i vlerësuar shqiptar, zbulohet shifra me “skonto” që Beshiktash është gati të paguajë tek Interi për mesfushorin](https://penaltia.net/dikur-ishte-lojtari-me-i-vleresuar-shqiptar-zbulohet-shifra-me-skonto-qe-beshiktash-eshte-gati-te-paguaje-tek-interi-per-mesfushorin/): E ardhmja e Kristjan Asllanit vazhdon të mbetet e pasigurt, pasi mesfushori nuk e ka të garantuar qëndrimin në radhët e Beshiktashit. Paraqitjet e tij në klubin turk ku u huazua në janar, nuk është se kanë qenë brilante ndaj në Stamboll po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për kthimin tek Interi në verë. Një arsye shumë e fortë për të cilën Beshiktashi nuk do të vërë në zbatim klauzolën për blerjen e kartonit të tij, është se drejtuesit mendojnë që shifra 11 milionë euro që ka caktuar Interi është shumë e lartë për mesfushorin. Mediat turke kanë bërë […] - [Sa shumë polemika! A ishte penallti ndërhyrja ndaj Olmos? Ja çfarë thotë eksperti i gjykimit…](https://penaltia.net/sa-shume-polemika-a-ishte-penallti-nderhyrja-ndaj-olmos-ja-cfare-thote-eksperti-i-gjykimit/): Polemika të shumta gjatë ndeshjes Atletiko Madrid – Barcelona që përfundoi me rezultatin 1 me 2 për katalanasit, por në fund ishte skuadra e Simeones që kaloi në gjysmëfinale. Në këtë sfidë kishte disa raste kontestuese, por më i zhurmshmi ishe ai i minutës së 40-të të ndeshjes, kur Barcelona i bërë presion gjyqtarit Klement Turpin që ta tregonte pikën e bardhë në zonën e Atletiko Madridit. Megjithatë, analisti i gjykimit i Radio MARCA, Alfonso Perez Burrull, vlerëson se vendimi i Turpinit për ta lënë lojën të vazhdojë ishte i drejtë. “Nuk shoh një kontakt të mjaftueshëm të Jorentes ndaj […] - [Arsenal vs Sporting](https://penaltia.net/arsenal-vs-sporting/): Në prag të arritjes së gjysmëfinaleve të Champions League për dy sezone radhazi për herë të parë në histori, Arsenal përballet me Sporting Lisbon në Emirates Stadium të mërkurën, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales. Skuadra e Mikel Arteta-s fitoi 1-0 në ndeshjen e parë në Estadio Jose Alvalade javën e kaluar, por problemet në kampionat kanë filluar të shfaqen gjithnjë e më shumë për vendasit. Parashikimi i ndeshjes Duke luajtur në një stadium ku kishin shënuar pesë gola në fazën e ligës 2024-25, Arsenal ndoshta do të ishte i kënaqur edhe me asnjë gol në ndeshjen e parë kundër […] - [Bayern Munich vs Real Madrid](https://penaltia.net/bayern-munich-vs-real-madrid/): Përballja e 30-të në Champions League mes dy gjigantëve evropianë, Bayern Munich dhe Real Madrid, zhvillohet në Allianz Arena të mërkurën mbrëma. Skuadra e Vincent Kompany hyn në këtë ndeshje të kthimit të çerekfinales me një avantazh prej një goli, pasi fitoi 2-1 në Bernabeu javën e kaluar. Parashikimi i ndeshjes Golat nga Luis Diaz dhe Harry Kane i dhanë Bayern një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë, duke i dhënë fund serisë prej 9 ndeshjesh pa fitore ndaj Real Madrid. Megjithatë, goli i vonshëm nga Kylian Mbappe e mban të hapur këtë duel për skuadrën e Alvaro Arbeloa. […] - [Lamine Yamal e thumbon keq Simeonen, para përballjes së sontme](https://penaltia.net/lamine-yamal-e-thumbon-keq-simeonen-para-perballjes-se-neserme/): Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka bërë një deklaratë të veçantë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit. Sulmuesi i Barcelonës madje i bëri edhe një kërkesë trajnerit të Atleticos, Diego Simeone. Barcelona humbi 2-0 në shtëpi javën e kaluar, një ndeshje e ndikuar edhe nga kartoni i kuq i Pau Cubarsít. Megjithatë, talenti i ri nuk e pranon dorëzimin dhe thekson se Barça mbetet një ekip i nivelit të lartë. “Kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Do të japim gjithçka”, tha ai. Ai shtoi se në ndeshjen e parë u mbajt […] - [Szoboszlai kërkon falje pas një keqkuptimi me tifozët](https://penaltia.net/szoboszlai-kerkon-falje-pas-nje-keqkuptimi-me-tifozet/): Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka kërkuar falje ndaj tifozëve pas një përplasjeje të tensionuar që ndodhi pas humbjes së rëndë 4-0 nga Manchester City në FA Cup. Mesfushori hungarez shpjegoi veprimet e tij dhe tentoi të qetësojë situatën, ndërsa njëkohësisht shprehu besimin për një rikthim historik ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Incidenti ndodhi në “Etihad” më 4 prill, kur pas humbjes së thellë, Szoboszlai u pa duke ngritur supet dhe duke bërë gjeste drejt tifozëve mysafirë që po shprehnin pakënaqësinë e tyre. Pamjet u bënë virale dhe shumë tifozë e cilësuan sjelljen e tij si arrogante, para […] - [Klubi i njohur gjerman shumë afër transferimit të Elvis Rexhbeçajt](https://penaltia.net/klubi-i-njohur-gjerman-shume-afer-transferimit-te-elvis-rexhbecajt/): VfL Wolfsburg po punon intensivisht për të nënshkruar Elvis Rexhbecaj në fund të sezonit, si lojtar të lirë. Mesfushori 28-vjeçar do të largohet nga FC Augsburg në fund të sezonit. Ai ka zhvilluar tashmë bisedime shumë pozitive me drejtuesit e Wolsburg, raporton Sky De. Një vendim përfundimtar pritet së shpejti, pasi Union Berlin është gjithashtu i interesuar. Megjithatë, aktualisht, Wolfsburg ka shanse shumë të mira. Rexhbecaj do të bashkohej edhe nëse klubi bie nga kategoria. /GazetaBlic Sport - [Mbrojtësi argjentinas përballet me burg dhe përjashtim](https://penaltia.net/mbrojtesi-argjentinas-perballet-me-burg-dhe-perjashtim/): Një episod i pazakontë ka tronditur futbollin argjentinas, ku mbrojtësi i Gimnasia de Jujuy, Emiliano Indrezzi, është arrestuar dhe po përballet me pasoja të rënda ligjore dhe disiplinore pas një “shakaje” që shkaktoi alarm të madh sigurie në aeroport. Ngjarja ndodhi në Aeroportin e Jujuy-t në Argjentinë, kur lojtari, para nisjes së një fluturimi drejt Buenos Aires, bërtiti “bombë” në bord të avionit. Ky veprim aktivizoi menjëherë protokollet anti-terroriste, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje urgjente të autoriteteve. Sipas mediave lokale, pas sinjalizimit, avioni u evakuua menjëherë dhe një ekip special për çaktivizimin e bombave kontrolloi me detaje mjetin fluturues. Pas […] - [Figo merr pyetje interesante për Ronaldon, përgjigja e tij ishte epike](https://penaltia.net/figo-merr-pyetje-interesante-per-ronaldon-pergjigja-e-tij-ishte-epike/): Legjenda portugeze e futbollit Luis Figo u pyet për eksperiencën e tij me Cristiano Ronaldon në Euro 2004. Gjatë një interviste në podcastin e njohur “Obi”, Figo u pyet për yllin e Al Nassr, shkruan Indeksonline Figo reagoi duke korrigjuar gazetarin me një ton të qetë dhe me vetëbesim: “E kam luajtur me Ronaldon?! Jo. Ai ka luajtur me mua. Është ndryshe.” /Indeksonline/ - [Yamal pyetet se a është më i miri në botë, ja si përgjigjet ai](https://penaltia.net/yamal-pyetet-se-a-eshte-me-i-miri-ne-bote-ja-si-pergjigjet-ai/): Lamine Yamal ka folur së fundmi në konferencë për shtyp. Para ndeshjes me Atleticon, Yamal foli rreth shumë gjërave përfshirë “remontadan” e mundshme në “Metropolitano”. Më tutje, 18-vjeçari u pyet se a është lojtari më i mirë në botë. A je lojtari më i mirë në botë? Nuk më intereson. Kjo nuk të jep asnjë trofe. Më intereson vetëm rikthimi nesër”, tha për Canal Plus. Kujtojmë se ndeshja luhet nesër, në orën 21:00./IndeksOnline/ - [Liverpool vs PSG](https://penaltia.net/liverpool-vs-psg/): Duke kërkuar të rikrijojnë magjinë e remontadës së vitit 2018-19, Liverpool pret Paris Saint-Germain në një Anfield të zjarrtë për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League të martën mbrëma. Arne Slot pa skuadrën e tij të mposhtet 2-0 në ndeshjen e parë ndaj kampionëve në fuqi, por rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, kështu që gjithçka mbetet ende e hapur. Parashikimi i ndeshjes Rezultati i ndeshjes së parë ishte i pritshëm, edhe pse Slot surprizoi me një formacion shumë mbrojtës 3-5-2, ku nuk kishte vend për Mohamed Salah. Në atë që mund të ketë qenë […] - [Atletico Madrid vs Barcelona](https://penaltia.net/atletico-madrid-vs-barcelona-3/): Barcelona ka nevojë për një tjetër “remontada” për të shpëtuar sezonin në Champions League, teksa udhëton në Madrid për ndeshjen e kthimit të çerekfinales ndaj Atletico Madrid të martën. Blaugrana me 10 lojtarë u mposht 2-0 në shtëpi në ndeshjen e parë, duke i dhënë Atletico një avantazh të madh drejt gjysmëfinales, ku mund të përballen me Arsenal ose Sporting Lisbon. Parashikimi i ndeshjes Presioni si favorit duket se ndikoi te Barcelona në ndeshjen e parë, dhe gjithçka u vështirësua kur mbrojtësi i ri Pau Cubarsi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 44-të. Atletico përfitoi menjëherë, me […] - [Toni Kroos flet për përballjen Bayern – Real, ja kë e sheh si favorit](https://penaltia.net/toni-kroos-flet-per-perballjen-bayern-real-ja-ke-e-sheh-si-favorit/): Të mërkuren me 15 prill, zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, mes Bayern Munich dhe Real Madridit. Skuadra gjermane ka një përparësi, pasi ka fituar ndeshjen e parë si mysafir, me rezultat 2-1, shrkuan IndeksOnline. Ish-futbollisti i Reali, mesfushori gjerman, Toni Kroos ka folur për këtë superpërballje. Ai tha se Bayerni në vitet e fundit ka treguar performanca të mira ndaj Realit, por ka dështuar të ruajnë rezultatin në ndeshjet e kthimit, ku iu kanë kushtuar edhe me kualifikim. “Nuk u habita nga ajo që ndodhi në ndeshje, megjithëse Bayern nënshkroi një performancë të shkëlqyer, por ajo që […] - [Milionat për sportin – sa arrijnë te sportisti?](https://penaltia.net/milionat-per-sportin-sa-arrijne-te-sportisti/): Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndarë mbi 6.5 milionë euro për 39 federata sportive për vitin 2026, një investim i konsiderueshëm që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e performancës së sportistëve në vend. Ky po vlerësohet se është hap pozitiv dhe i nevojshëm për avancimin e sportit, sidomos në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar dhe rritjes së cilësisë së aktiviteteve sportive. Megjithatë, përtej shifrave dhe memorandumëve të nënshkruar, lind një pyetje thelbësore: Sa nga kjo mbështetje reale arrin te vetë sportisti? Realisht, në shumë sporte, veçanërisht ato individuale si karateja, boksi apo sporte të tjera të ngjashme, shpeshherë janë […] - [Ngumoha hyn në histori, thyen rekordin e Sterlingut](https://penaltia.net/ngumoha-hyn-ne-histori-thyen-rekordin-e-sterlingut/): Talenti anglez i Liverpoolit, Rio Ngumoha ka shkruar sot historinë. Goli i mbrëmshëm i 17-vjeçarit, e bën atë lojtarin më të ri që ka shënuar në stadiumin ikonik të Liverpoolit, “Anfield”. Ai theu rekordin që e mbante deri më tani Raheem Sterling, që kishte shënuar atë kohë ndaj Readingut në tetor të vitit 2012. Ngumoha, me golin e sotëm ka bërë 2 gola në 21 paraqitje me Liverpoolin këtë sezon./IndeksOnline/ - [Chelsea vs Manchester City](https://penaltia.net/chelsea-vs-manchester-city/): Dy skuadra që luftojnë për Champions League përballen të shtunën mbrëma, pasi Juventus udhëton te Atalanta në Bergamo, me të dy ekipet që kanë nevojë urgjente për fitore. Para kësaj ndeshjeje, të dyja janë jashtë top 4 në Serie A, me vetëm 7 javë të mbetura, kështu që çdo rezultat tjetër përveç fitores mund të jetë fatal. Parashikimi i ndeshjes Juventus vjen në këtë ndeshje pas një periudhe jo të qëndrueshme, por arriti të reagojë duke mposhtur Genoa dhe duke zgjatur serinë pa humbje në 6 ndeshje. Pas një barazimi zhgënjyes ndaj Sassuolo, ishte shumë e rëndësishme që skuadra e […] - [A do të vazhdoj si trajner i Arsenalit? Arteta flet për të ardhmen](https://penaltia.net/a-do-te-vazhdoj-si-trajner-i-arsenalit-arteta-flet-per-te-ardhmen/): Mikael Arteta po kalon një prej sezoneve më të mirë si trajner. Ai po e drejton Arsenalin drejt titullit të Premierligës, e po ashtu skuadra e tij ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ku ndeshjen e parë ka shënuar fitore si mysafire e Sporting Lisbonës, shkruan IndeksOnline. Tekniku spanjoll është pyetur nëse do të vazhdoj të jetë trajner i Arsenalit edhe sezonin e ardhshëm, derisa kjo ishte përgjigjja e tij. “Jam plotësisht i përkushtuar këtu, jam vërtet i lumtur dhe ndihem mirë. Familja ime është mirë. Ende kam shumë ambicie dhe gjëra për të bërë në këtë klub futbolli […] - [Barazimi zhgënjyes me Gironën, tifozët e Realit humbin durimin](https://penaltia.net/barazimi-zhgenjyes-me-gironen-tifozet-e-realit-humbin-durimin/): Tifozët e Real Madridit kanë humbur durimin pas barazimit zhgënjyes me Gironan. ”Los Blancos” nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, shkruan IndeksOnline. Ky barazim nuk iu pëlqeu aspak tifozëve madrilen, të cilët reaguan pas përfundimit të ndeshjes. Ata ishin të pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve dhe rezultatin e ndeshjes, derisa filluan të fishkëllejnë në shenjë revolte ndaj tyre./IndeksOnline/ 🚨 Real Madrid fans at FT after draw at the Bernabéu and zero wins in last three games.@lejournaldureal 🎥 pic.twitter.com/6nFGun779Q — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 10, 2026 - [Atalanta vs Juventus](https://penaltia.net/atalanta-vs-juventus-2/): Dy skuadra që luftojnë për Champions League përballen të shtunën mbrëma, pasi Juventus udhëton te Atalanta në Bergamo, me të dy ekipet që kanë nevojë urgjente për fitore. Para kësaj ndeshjeje, të dyja janë jashtë top 4 në Serie A, me vetëm 7 javë të mbetura, kështu që çdo rezultat tjetër përveç fitores mund të jetë fatal. Parashikimi i ndeshjes Juventus vjen në këtë ndeshje pas një periudhe jo të qëndrueshme, por arriti të reagojë duke mposhtur Genoa dhe duke zgjatur serinë pa humbje në 6 ndeshje. Pas një barazimi zhgënjyes ndaj Sassuolo, ishte shumë e rëndësishme që skuadra e […] - [Barcelona vs Espanyol](https://penaltia.net/barcelona-vs-espanyol/): Barcelona synon të arrijë fitoren e shtatë radhazi në La Liga, teksa pret rivalin lokal Espanyol të shtunën. Skuadra e Hansi Flick kryeson tabelën me 7 pikë më shumë se Real Madrid, ndërsa Espanyol është në vendin e 10-të, 6 pikë larg zonës evropiane. Parashikimi i ndeshjes Barcelona vjen në këtë derbi katalanas pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League, duke e bërë të vështirë kualifikimin. Megjithatë, fokusi aktual është te La Liga, ku një fitore tjetër do ta forconte edhe më shumë vendin e parë. Diferenca prej 7 pikësh ndaj Real […] - [St Pauli vs Bayern Munich](https://penaltia.net/st-pauli-vs-bayern-munich/): Aksioni i së shtunës në mbrëmje në Bundesliga zhvillohet në Millerntor Stadium në Hamburg, ku St Pauli – që lufton për mbijetesë – përballet me Bayern Munich, që është shumë afër titullit. St Pauli ndodhet aktualisht në zonën e playoff-it për rënie dhe është vetëm 2 pikë larg shpëtimit, ndërsa Bayern vjen me moral të lartë pas serisë prej 14 ndeshjesh pa humbje, përfshirë një fitore të madhe ndaj Real Madrid në Champions League. Parashikimi i ndeshjes Situata për St Pauli është serioze, pasi rrezikon të bie nga Bundesliga pas vetëm dy sezonesh. Megjithatë, skuadra e Alexander Blessin nuk është […] - [Liverpool vs Fulham](https://penaltia.net/liverpool-vs-fulham/): Në përpjekje për të shmangur humbjen e katërt radhazi, trajneri i Liverpool, Arne Slot, përgatit skuadrën për një përballje të rëndësishme në Premier League ndaj Fulham në Anfield të shtunën në mbrëmje. Dy ekipet përballen rreth tre muaj pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Craven Cottage, ku Harrison Reed barazoi në minutën e 97-të me një supergol nga distanca. Parashikimi i ndeshjes Liverpool po kalon një periudhë shumë të vështirë. Që nga fillimi i marsit, kanë vetëm dy fitore në 8 ndeshje në të gjitha garat (1 barazim, 5 humbje), duke humbur tri ndeshjet e fundit me rezultat […] - [Milan vs Udinese](https://penaltia.net/milan-vs-udinese/): Pas një serie jo të mirë drejt fundit të sezonit, AC Milan duhet të reagojë pas humbjes së fundit kur pret Udinese në San Siro të shtunën. Rossonerët ranë në vendin e tretë në Serie A – dhe pothuajse jashtë garës për titull – pas humbjes ndaj Napoli, ndërsa mysafirët synojnë një vend në gjysmën e sipërme të tabelës. Parashikimi i ndeshjes Pas një ndeshjeje të fortë në Napoli, Milani humbi shansin e fundit real për titull, duke pësuar një gol të vonshëm dhe duke u mposhtur. Pas fitores 3-2 ndaj Torino para pushimit, ata ishin vetëm 6 pikë pas […] - [Arsenal vs Bournemouth](https://penaltia.net/arsenal-vs-bournemouth/): Arsenal është shumë pranë barazimit të serisë më të mirë të fitoreve në Premier League këtë sezon, teksa pret Bournemouth në Emirates Stadium të shtunën në drekë. Gunners kanë fituar katër ndeshjet e fundit në ligë, ndërsa Bournemouth ka bërë pesë barazime radhazi, duke u kthyer në “specialistë” të barazimeve. Parashikimi i ndeshjes Mes zhgënjimeve në kupa dhe suksesit në Champions League, është lënë pak në hije forma e Arsenal në Premier League, ku skuadra e Mikel Arteta ka arritur katër fitore radhazi dhe ka kaluar shifrën e 70 pikëve. Tottenham, Chelsea, Brighton dhe Everton janë mposhtur gjatë kësaj serie, […] - [A do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovës? Vjen përgjigja nga Vedat Muriqi](https://penaltia.net/a-do-te-pensionohet-nga-kombetarja-e-kosoves-vjen-pergjigja-nga-vedat-muriqi/): Vedat Muriqi ka zbuluar se kishte planifikuar t’i jepte fund karrierës me Kosovën pas një pjesëmarrjeje të mundshme në Kupën e Botës, por ky skenar nuk u realizua pas humbjes ndaj Turqisë. Sulmuesi kosovar, në një prononcim për “La Zona 10”, bëri të ditur se kishte diskutuar më herët me drejtuesit e përfaqësueses për planin e tij. Megjithatë, situata aktuale ka bërë që ai të mos marrë ende një vendim përfundimtar. “Plani ishte i qartë: të luaja në Botëror dhe më pas të tërhiqesha. Për këtë kam folur edhe me presidentin dhe trajnerin,” u shpreh Muriqi. Ai theksoi se për […] - [Dy rekordet e mëdha që mund t’i thyej Muriqi këtë sezon me Majorken](https://penaltia.net/dy-rekordet-e-medha-qe-mund-ti-thyej-muriqi-kete-sezon-me-majorken/): Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës. Sulmuesi kosovar, deri më tani ka shënuar 19 gola me skuadrën e Majorkës, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga, shkruan IndeksOnline. ”Pirati” të dielen mund të futet në historin e klubit, si golashenuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke thyer rekordin e Samuel Eto’o, i cili ka 54 gola, një më shumë se Muriqi. Deri në përfundim të sezonit, Mallorca do të luaj edhe tetë ndeshje, derisa Muriqi synon edhe një rekord tjetër. Ai do të tentoj të thyej rekordin e futbollistit Dani Güiza, […] - [“Nuk e mbajti presionin”, në Itali zbulojnë vendimin e bujshëm për të ardhmen e Kristjan Asllanit](https://penaltia.net/nuk-e-mbajti-presionin-ne-itali-zbulojne-vendimin-e-bujshem-per-te-ardhmen-e-kristjan-asllanit/): Sezoni 2025-2026 nuk do të ketë një nga ata të cilët Kristjan Asllani do të kujtojë me nostalgji, të paktën deri tani. Futbollist i Kombëtares shqiptare pa fillimisht të largohej nga Interi drejt Torinos e më pas drejt Beshiktashit, i dhënë në të dy rastet në huazim. Por e ardhmja e tij është shumë e pasigurt dhe në Itali, insistojnë për një skenar që del jashtë parashikimeve që ishin bërë deri tani për mesfushorin. Në bilancin që “Gazzetta Dello Sport” u ka bërë lojtarëve të huazuar nga Interi në klube të tjera, një pasazh i kushtohet edhe Asllanit, duke paralajmëruar […] - [Real Madrid vs Girona](https://penaltia.net/real-madrid-vs-girona/): Pas dy humbjeve radhazi, Real Madrid rikthehet në La Liga me një ndeshje në shtëpi ndaj Girona të premten në mbrëmje. Los Blancos kanë mbetur prapa në garën për titull, duke qenë në vendin e dytë, 7 pikë pas Barcelonës, ndërsa Girona ndodhet në vendin e 12-të. Parashikimi i ndeshjes Real Madrid pësoi një goditje të madhe në garën për titull fundjavën e kaluar, duke humbur 2-1 ndaj Mallorca, ndërsa Barcelona fitoi ndaj Atletico Madrid, duke e rritur diferencën në 7 pikë. Për të pasur shanse për titull, Real Madrid pothuajse duhet të fitojë të gjitha 8 ndeshjet e mbetura […] - [Lladrovci e zbulon një skenar të ri për stadiumin nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndërtohet në...](https://penaltia.net/lladrovci-e-zbulon-nje-skenar-te-ri-per-stadiumin-nacional-kam-informata-jo-zyrtare-se-mund-te-ndertohet-ne/): Debati për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit në Kosovë vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, duke përfshirë institucione, federata dhe opinionin publik. Kërkesa në rritje për kapacitete më të mëdha dhe standarde ndërkombëtare, sidomos në prag të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, ka shtuar presionin për një vendim sa më të shpejtë dhe të qartë për lokacionin e këtij projekti madhor. Në këtë kontekst, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke folur për KosovaPress rreth kësaj çështje, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare lidhur me vendndodhjen e mundshme të stadiumit, duke theksuar se […] - [“Pistë e papritur 30 milionëshe”, Barça e sheh Asllanin si pasues ideal të Lewandowskit](https://penaltia.net/piste-e-papritur-30-milioneshe-barca-e-sheh-asllanin-si-pasues-ideal-te-lewandowskit/): Robert Lewandowski po largohet nga Barcelona. Kontrata e sulmuesit polakut skadon në qershor dhe gjiganti katalunas duhet të mendojë tashmë për të ardhmen. Në vend që të hidhet menjëherë pas një emri të madh me kosto të lartë, klubi “Blaugrana” duket se e ka identifikuar një pistë sa befasuese aq edhe premtuese: futbollistin kosovar, Fisnik Asllani, i cili aktualisht luan te Hoffenheimi në Bundesliga, shkruan mediumi francez “Sport.fr”, përcjell “Gazeta Express”. Një profil ende pak i njohur për publikun e gjerë, por rruga e tij në rritje të shpejtë dhe klauzola e lirimit prej 30 milionë eurosh e bëjnë një […] - [“Gjyqtar gjerman, e pabesueshme”, Flik i tërbuar pas humbjes së Barçës: Ishte penallti e dukshme, për çfarë është VAR-i?](https://penaltia.net/gjyqtar-gjerman-e-pabesueshme-flik-i-terbuar-pas-humbjes-se-barces-ishte-penallti-e-dukshme-per-cfare-eshte-var-i/): Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka qenë i inatosur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Atletiko Madrid, pasi ka qenë i bindur se ekipi i tij ishte dëmtuar në mënyrë të pashpjegueshme nga gjyqtari dhe sidomos nga VAR-i që nuk kishte ndërhyrë për disa momente kyç. “Po ta shohësh nga jashtë, kemi humbur 0-2, por kishim mundësi shumë të mira dhe djemtë kanë bërë gjërat shumë mirë. Nuk do të dorëzohemi. A ishte i kuq? Nuk e di. Mund të jetë dhe mund të mos jetë. Nuk e di nëse e prek mjaftueshëm. Topi ishte mbrapa dhe në situata të tjera […] - [PSG vs Liverpool](https://penaltia.net/psg-vs-liverpool/): Kur Liverpool përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League të mërkurën mbrëma, francezët pritet të jenë shumë të rrezikshëm nëse skuadra e Arne Slot dëshiron të vazhdojë aventurën evropiane. Liverpool kishte fituar 1-0 në Parc des Princes pak më shumë se një vit më parë falë Harvey Elliott, por më pas PSG u hakmor në Anfield përmes penalltive. Parashikimi i ndeshjes Liverpool ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, duke humbur ndaj Brighton dhe më pas duke u shkatërruar nga Manchester City në FA Cup. Pushimi dyjavor nuk solli përmirësim, pasi një hat-trick nga […] - [Barcelona vs Atletico Madrid](https://penaltia.net/barcelona-vs-atletico-madrid-3/): Barcelona pret Atletico Madrid në Camp Nou të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League. Dy skuadrat u përballën edhe të shtunën në La Liga, ku Barcelona fitoi me një gol të vonshëm nga Robert Lewandowski, duke u shkëputur me 7 pikë në krye të tabelës. Parashikimi i ndeshjes Dy përballjet e fundit mes Barcelonës dhe Atletico në çerekfinale të Champions League kanë përfunduar me eliminimin e katalanasve, në sezonet 2013-14 dhe 2015-16. Barcelona ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit evropiane ndaj Atletico, duke shënuar vetëm tre gola, por në përgjithësi ka fituar […] - [Heroi i papritur i Bosnjës, 14-vjeçari ia fshehu Donnarummas letrën me listën e gjuajtësve të penalltive](https://penaltia.net/heroi-i-papritur-i-bosnjes-14-vjecari-ia-fshehu-donnarummas-letren-me-listen-e-gjuajtesve-te-penalltive/): Në suksesin historik të Bosnjës ndaj Italisë dhe kualifikimin në Botëror, një rol të veçantë ka luajtur një protagonist i papritur: një djalë vetëm 14-vjeçar. Ai quhet Afan Cizmic dhe është mbledhës topash, i cili u kthye në hero në vendin e tij për një veprim të zgjuar gjatë serisë së penalltive. I riu, që aktivizohet në ekipet zinxhir të NK Celik, arriti të merrte një fletë shumë të rëndësishme nga Gianluigi Donnarumma, ku ishin shënuar informacionet për goditësit boshnjakë. “Pashë që kishte diçka pranë peshqirit dhe e kuptova menjëherë çfarë ishte. E mora dhe e fsheha,” – tregoi ai. […] - [City e sheh legjendën e klubit si pasardhës të Pep Guardiolës](https://penaltia.net/city-e-sheh-legjenden-e-klubit-si-pasardhes-te-pep-guardioles/): Qyteti i Manchesterit është në një gjendje pritjeje dhe ankthi, pasi pasiguria po rritet rreth së ardhmes së trajnerit spanjoll Pep Guardiola, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me Manchester Cityn përtej fundit të sezonit të ardhshëm, pavarësisht se ka kontratë deri në qershor 2027. Edhe pse kontrata mbetet në fuqi, sinjalet nga brenda klubit dhe komentet e vetë trajnerit sugjerojnë se katalanasi mund ta përfundojë aventurën e tij te City në verën e vitit 2026, pas një dekade suksesi dhe dominimi në futbollin anglez. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, Guardiola pritej t’i komunikonte vendimin drejtuesve […] - [Zidane refuzoi tre klube të mëdha për të marrë drejtimin e Francës](https://penaltia.net/zidane-refuzoi-tre-klube-te-medha-per-te-marre-drejtimin-e-frances/): Zinedine Zidane pritet të bëhet trajneri i ri i Francës, duke zëvendësuar Didier Deschamps pas një marrëveshjeje mes palëve. Para se të pranonte këtë rol, Zidane ishte kontaktuar nga klube të mëdha si Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Al Hilal, të cilët shprehën interes për ta pasur në stol. Pavarësisht ofertave shumë të majme, përfshirë një propozim milionësh nga Al Hilal, Zidane zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj objektivit të tij afatgjatë: drejtimin e Kombëtares së Francës. Francezi është pa skuadër që nga largimi nga Real Madridi në vitin 2021, ku fitoi tre tituj radhazi në Champions League, si dhe La Liga […] - [The Guardian vlerëson Muriqin, e sheh si lojtarin e vitit në La Liga](https://penaltia.net/the-guardian-vlereson-muriqin-e-sheh-si-lojtarin-e-vitit-ne-la-liga/): Vedat Muriqi po kalon sezonin e tij më të mirë në La Liga. Goli i tij i fundit ndaj Real Madridit, ishte një gol emocionues për të pas moskualifikimit të Kosovës në Botëror, ku mori edhe kritika. Rreth formës së tij, Muriqi u vlerësua nga gazeta e njohur britanike “The Guardian”, e cila vlerëson prizrenasin si lojtarin e vitit në La Liga. “Ka argumente që ai është futbollisti më i rëndësishëm i La Ligës, madje edhe lojtari i vitit, jo vetëm një hero kulti në ishull, por një hero i plotë, por ai kishte vuajtur”, thuhet në shkrimin e “The […] - [Sporting vs Arsenal](https://penaltia.net/sporting-vs-arsenal/): E marta sjell një përballje interesante – “derbin” e Viktor Gyokeres – ku Arsenal synon të shmangë humbjen e tretë radhazi kur udhëton te Sporting Lisbon për ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League. Gunners hyjnë në këtë sfidë pas dy humbjeve radhazi – fillimisht ndaj Manchester City në finalen e EFL Cup dhe më pas humbja 2-1 ndaj Southampton në FA Cup – ndërsa Sporting vjen me tre fitore radhazi. Parashikimi i ndeshjes Ëndrra e Arsenal për katër trofe u duk gjithmonë e vështirë, dhe rezultatet e fundit e kanë goditur rëndë këtë objektiv. Pas humbjes ndaj City […] - [Real Madrid vs Bayern Munich](https://penaltia.net/real-madrid-vs-bayern-munich/): Real Madrid pret Bayern Munich në Estadio Santiago Bernabeu të martën, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League. Këto dy skuadra janë përballur më shumë se çdo çift tjetër në historinë e këtij kompeticioni, dhe kjo do të jetë ndeshja e 29-të mes tyre. Parashikimi i ndeshjes Real Madrid është klubi më i suksesshëm në Evropë, me 15 trofe të Champions League, dhe synon një tjetër këtë sezon. Pavarësisht një sezoni me luhatje, ku përfshihet largimi i Xabi Alonso dhe ardhja e Alvaro Arbeloa, madrilenët janë ende në garë si në La Liga ashtu edhe në Champions League. […] - [Marrëveshja është e kryer, Zidane e realizon ëndrrën pas vitesh pritje](https://penaltia.net/marreveshja-eshte-e-kryer-zidane-e-realizon-endrren-pas-vitesh-pritje/): Zinedine Zidane ka refuzuar të gjitha ofertat për hir të një posti të vetëm – drejtimit të Francës. Numërimi mbrapsht ka nisur për rikthimin e ish-trajnerit të Real Madridit në botën e trajningut, këtë herë me një kombëtare – një ëndërr e kahershme për “Zizou”, për të cilën ai ka refuzuar shumë oferta. Zidane pritet të pasojë Didier Deschampsin, i cili ka njoftuar largimin nga “Les Bleus”, me Kupën e Botës 2026 që do të jetë turneu i tij i fundit në krye të Francës. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “AS”, Zidane tashmë ka “finalizuar marrëveshjen me Federatën Franceze të […] - [Ministri Gashani tregon ku pritet të ndërtohet stadiumi nacional i Kosovës](https://penaltia.net/ministri-gashani-tregon-ku-pritet-te-ndertohet-stadiumi-nacional-i-kosoves/): Debati për ndërtimin e stadiumit nacional në Kosovë po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes, i nxitur nga kërkesa gjithnjë e më e madhe e tifozëve dhe mungesa e kapaciteteve aktuale për t’i përballuar ato. Interesimi masiv për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, ka nxjerrë në pah kufizimet serioze të stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa institucionet dhe akterët e ndryshëm vazhdojnë të diskutojnë për zgjidhjen më të mirë dhe më të shpejtë për ndërtimin e një impianti të ri modern. Në këtë kontekst, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vënë theksin tek presioni i jashtëzakonshëm nga tifozët […] - [Klinsmann kritikon futbollin italian: Yamal dhe Musiala do të luanin në Serie B](https://penaltia.net/klinsmann-kritikon-futbollin-italian-yamal-dhe-musiala-do-te-luanin-ne-serie-b/): Jürgen Klinsmann, një nga figurat më të njohura të futbollit gjerman, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zhvillimin e talenteve në Itali, duke ngritur pikëpyetje mbi qasjen e klubeve italiane ndaj lojtarëve të rinj. “Në Itali, Lamine Yamal dhe Jamal Musiala do të luanin në Serie B,” u shpreh Klinsmann Sipas tij, futbolli italian po përballet me pasoja të qarta për shkak të mungesës së lidershipit, lojtarëve teknikë dhe, mbi të gjitha, besimit ndaj të rinjve. “Italia po paguan çmimin për mungesën e liderëve, lojtarëve teknikë dhe besimit te lojtarët e rinj,” shtoi ai. Deklarata e ish-trajnerit […] - [Napoli vs Milan](https://penaltia.net/napoli-vs-milan-2/): Duke luftuar për vendin e dytë në Serie A, gjigantët italianë Napoli dhe AC Milan përballen në Stadio Maradona të hënën në mbrëmje. Të ndara nga vetëm një pikë, asnjëra skuadër nuk ka hequr dorë plotësisht nga titulli, por një humbje do t’i jepte fund shpresave për të kapur Interin. Parashikimi i ndeshjes Pas një fillimi të dobët në vitin 2026, Napoli u rikthye fuqishëm para pushimit të kombëtareve, duke fituar katër ndeshje radhazi në Serie A për herë të parë që nga shtatori. Pas eliminimit nga garat evropiane dhe rënies në garën për titull, skuadra duket se ka stabilizuar […] - [Juventus vs Genoa](https://penaltia.net/juventus-vs-genoa/): Duke mbetur pas në garën e fortë për top 4 në Serie A, Juventus pret Genoa në Torino të hënën në mbrëmje. Bianconerët kanë humbur pikë të rëndësishme para pushimit, duke rreziku seriozisht kualifikimin në Champions League, ndërsa Genoa ende nuk është e sigurt nga rënia nga liga. Parashikimi i ndeshjes Para pushimit të kombëtareve, Juventus ishte në rrugë të mirë për një fitore të rëndësishme ndaj Sassuolo, në përpjekje për të ndjekur Como dhe Roma në garën për vendin e katërt. Edhe pasi goli i Kenan Yildiz u barazua në fillim të pjesës së dytë, Juventus fitoi një penallti […] - [Fisnik Asllani flet për zërat që e lidhin me Barcelonën](https://penaltia.net/fisnik-asllani-flet-per-zerat-qe-e-lidhin-me-barcelonen/): Fisnik Asllani po kalon kohën e tij më të mirë te Hoffenheimi dhe Kosova. Edhe sot ai bëri atë që e bën më së miri, duke shënuar një eurogol ndaj Mainzit. Zërat rreth të ardhmes së tij u shtuan pas një interesimi për të nga Barcelona, e cila u konfirmua nga agjenti i tij. Por pas ndeshjes së sotme, Asllani për “Bild” reagoi për herë të parë rreth kësaj situate. “Më lejoni njëhere të luaj futbollin tim dhe do të flasim më vonë, pasi të kryhet sezoni”, ishin fjalët e Asllanit. Asllani, këtë sezon ka bërë 29 paraqitje duke shënuar […] - [Gazetarja Qeqa Krelani: "Tregojuni fëmijëve në shkolla që Muriqi është 9-shi më i mirë në historinë shqiptare..."](https://penaltia.net/gazetarja-qeqa-krelani-tregojuni-femijeve-ne-shkolla-qe-muriqi-eshte-9-shi-me-i-mire-ne-historine-shqiptare/): Gazetarja Qeqa Krelani ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Mallorcas kundër Real Madrid. Ishte pikërisht Muriqi ai i cili shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Në lidhje me këtë gol dhe fyerjet e fundit drejtuar yllit dardan, ka reaguard gazetarja Qeqa Krelani. Ja çka tha ajo në postim e saj në Facebook: “Tregojuni femijeve neper shkolla qe Vedat Muriqi eshte 9-shi me i mire ne historine e futbollit mbare shqiptare. Ata qe e kritikojne jane raca e njerezve qe biletat ua kane shit turqve e plot biznesmenave per 500 euro. […] - [VIDEO/ VEDAT MURIQIIIIII shënon gol në minutat e fundit për Mallorcan kundër Real Madrid](https://penaltia.net/video-vedat-muriqiiiiii-shenon-gol-ne-minutat-e-fundit-per-mallorcan-kunder-real-madrid/): Vedat Muriqi ka realizuar gol ndaj Real Madrid në fund të ndeshjes. Sulmuesi kosovar ka shënuar për shifrat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Ja pamje nga goli: - [PAPAPAPAPA/ Shikoni çfarë eurogoli shënoi Fisnik Asllani kundër Mainz](https://penaltia.net/papapapapa-shikoni-cfare-eurogoli-shenoi-fisnik-asllani-kunder-mainz/): Fisnik Asllani ka realizuar një gol spektakolarë në ndeshjen e Hoffenheim kundër Mainz. Sulmuesi dardan realizoi gol pas një gabimi në mbrojtjen musafire. Ky ishte goli i 9-të i Asllanit në Budesliga. Ja video nga goli: - [U lëndua në kokë ndaj Turqisë, Albian Hajdarit iu deshën 16 qepje](https://penaltia.net/u-lendua-ne-koke-ndaj-turqise-albian-hajdarit-iu-deshen-16-qepje/): Hoffenheimi mund të shpresojë që dy futbollistët e tij nga Kosova, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të jenë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës këtë fundjavë. Të dy janë opsione për listën e ndeshjes, theksoi trajneri Christian Ilzer para takimit të së shtunës në shtëpi ndaj Mainzit në formë, me fillim nga ora 15:30. Hajdari pësoi një dëmtim në kokë në ndeshjen e madhe finale të “play-offit” të Kosovës ndaj Turqisë për Kupën e Botës, ditën e martë. Ai mori një prerje mbi veshin, që kërkonte 16 qepje, sipas Ilzer. Avdullahu, i cili mungoi në ndeshjet e mëdha të Kosovës […] - [Flick: Ky lojtar i Atletico Madrid është artist në futboll, duket se vallëzon në fushë](https://penaltia.net/flick-ky-lojtar-i-atletico-madrid-eshte-artist-ne-futboll-duket-se-vallezon-ne-fushe/): Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundmi në një konferencë për shtyp. Kampionët e Spanjës, do të vihen përballë Atletico Madridit në superndeshjen e së shtunës në La Liga. Flick, foli edhe për yllin në largim të Atleticos, Antoine Griezmann i cili po hyn në muajt e tij të fundit në Spanjë para transferimit në MLS te Orlando City. “Griezmann është fantastik. Ai duket sikur po vallëzon. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer. Dhe atmosfera në shtëpi është gjithashtu e rëndësishme”, u shpreh Flick. Ndeshja Atletico-Barcelona, do të zhvillohet nesër në “Metropolitano”, me fillim […] - [FIFA vlerëson rritjen historike të Kosovës në ranglistën botërore](https://penaltia.net/fifa-vlereson-rritjen-historike-te-kosoves-ne-ranglisten-boterore/): Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), e ka rikthyer vëmendjen tek Kosova për rritjen e saj të jashtëzakonshme në ranglistën botërore. FIFA publikoi të mërkurën renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, teksa të premten ka ndarë një postim në rrjetet sociale me fotografi të futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, duke vlerësuar progresin e ekipit. Në titull, FIFA thekson: “Kosova vazhdon të ngjitet”, duke treguar se Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar ngjitjen më të madhe në ranglistë deri më tani. Në postimin e saj, FIFA ka publikuar katër fotografi që tregojnë rrugëtimin e Kosovës […] - [Çuditë e Kombëtares! Silvinjo nuk i besoi asnjë minutë, vetëm Modriç bën më mirë se mesfushori shqiptar në Seria A](https://penaltia.net/cudite-e-kombetares-silvinjo-nuk-i-besoi-asnje-minute-vetem-modric-ben-me-mire-se-mesfushori-shqiptar-ne-seria-a/): Ylber Ramadani po kalon një sezon të mrekullueshëm në aspektin personal, ndërsa është pjesë e Leçes në Seria A. “Squawka” ka raportuar një statistikë të veçantë, që e vendos Ramadanin vetëm pas Luka Modriç sa u përket topave të fituar. Ramadani ka fituar 156 herë posedimin e topit, ndërsa Modriç plot 171 herë. Lista vijon më tej me Matiç, Kristanten, Vlasiç, Adopo, Pongraçiç, Lokateli, De Kunja dhe Doda. Statistika në fjalë mbledh rastet, kur lojtari ka rikuperuar topin nga kundërshtari, ka ndërprerë një aksion, ka bërë presion të suksesshëm për të fituar topin apo ka fituar drejtpërdrejt duele si në […] - [Atletico Madrid vs Barcelona](https://penaltia.net/atletico-madrid-vs-barcelona-2/): Një nga ndeshjet më të mëdha në futbollin spanjoll zhvillohet të shtunën mbrëma në Madrid, ku Atletico Madrid pret Barcelona në La Liga. Barcelona aktualisht kryeson tabelën, katër pikë para Real Madrid, megjithëse diferenca mund të jetë ngushtuar në një pikë para kësaj ndeshjeje, pasi Real Madrid luan më herët ndaj Mallorca. Atletico ndërkohë ndodhet në vendin e katërt, një pikë pas Villarreal dhe 13 pikë para Real Betis në garën për top 4. Interesante është që Barcelona dhe Atletico do të përballen tri herë në katër ndeshjet e ardhshme, pasi do të takohen edhe në çerekfinale të Champions League. […] - [Southampton vs Arsenal](https://penaltia.net/southampton-vs-arsenal/): Pas dy javësh reflektimi pas një eliminimi të dhimbshëm, Arsenal kërkon një fillim të ri në çerekfinalen e FA Cup kundër Southampton të shtunën në St Mary’s. Gunners patën vështirësi në fitoren ndaj Mansfield Town në raundin e pestë, ndërsa Southampton mposhti Fulham 1-0 për të siguruar këtë përballje. Parashikimi i ndeshjes Fitimi i katër trofeve në një sezon mbetet një arritje e paarritur në Angli, dhe ëndrra e Arsenal për këtë u shua në Wembley, ku Manchester City fitoi me meritë EFL Cup. Pa Eberechi Eze dhe Martin Odegaard, Arsenal nuk arriti të përgjigjet ndaj dy golave të shpejtë […] - [Mallorca vs Real Madrid](https://penaltia.net/mallorca-vs-real-madrid/): Real Madrid synon të afrohet në vetëm një pikë me liderin e La Liga, Barcelona, kur përballet me Mallorca të shtunën pasdite. Los Blancos janë të dytët në tabelë, katër pikë pas Barcelonës, ndërsa Mallorca ndodhet në vendin e 18-të, një pikë pas Elche në luftën për mbijetesë. Parashikimi i ndeshjes Mallorca përfundoi në vendin e 10-të sezonin e kaluar dhe nuk pritej të kishte vështirësi këtë vit, por ky sezon ka qenë i dobët për ta, me vetëm 28 pikë nga 29 ndeshje. Skuadra e drejtuar nga Martin Demichelis arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Espanyol më 15 […] - [Freiburg vs Bayern Munich](https://penaltia.net/freiburg-vs-bayern-munich/): Bayern Munich mund të afrohet edhe një hap drejt titullit në Bundesliga të shtunën, kur udhëton për t’u përballë me Freiburg në Europa-Park Stadion. Freiburg synon fitoren e tretë radhazi këtë fundjavë, ndërsa bavarezët kërkojnë ta zgjasin serinë pa humbje në 13 ndeshje. Parashikimi i ndeshjes Freiburg, i drejtuar nga Julian Schuster dhe që përfundoi i pesti sezonin 2024-25, aktualisht ndodhet larg top 6 me vetëm shtatë ndeshje të mbetura. Nëse nuk rikthehen menjëherë në formë, rrezikojnë të mbesin jashtë garave evropiane sezonin e ardhshëm. Pas humbjes 3-0 ndaj Hoffenheim më 14 shkurt, forma e tyre ra ndjeshëm, duke fituar […] - [Manchester City vs Liverpool](https://penaltia.net/manchester-city-vs-liverpool-2/): Gati dy javë pasi fitoi EFL Cup, Manchester City kthehet në Etihad Stadium për t’u përballë me Liverpool në çerekfinale të FA Cup të shtunën në drekë. Këto dy skuadra takohen rreth dy muaj pas një ndeshjeje të zjarrtë në Premier League në Anfield, ku City bëri përmbysje në fund për të fitu 2-1, falë golave nga Bernardo Silva dhe Erling Haaland. Parashikimi i ndeshjes Sezoni i Man City ishte në rrezik me dalë jashtë kontrollit pasi mbetën 9 pikë pas Arsenalit në Premier League dhe u eliminuan nga Champions League nga Real Madrid, por gjithçka ndryshoi pasi fituan me […] - [U rrëzua në fushë dhe nuk u ngrit më, futbollisti kosovar ndahet nga jeta në mënyrë tragjike](https://penaltia.net/u-rrezua-ne-fushe-dhe-nuk-u-ngrit-me-futbollisti-kosovar-ndahet-nga-jeta-ne-menyre-tragjike/): Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin kosovar. Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini ka vdekur sot, ku fillimisht ka humbur ndjenjat pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj KFV Deçanit, dhe pastaj ka ndërruar jetë si pasojë e sulmuit kardiak. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i KFV Barileva, përmes një njoftimi zyrtar. ”Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA – KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek […] - [Dy klubet që Fede Valverde do të dëshironte t’i bashkohej pas Realit: "Do të shkoja edhe falas..."](https://penaltia.net/dy-klubet-qe-fede-valverde-do-te-deshironte-ti-bashkohej-pas-realit-do-te-shkoja-edhe-falas/): Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, ka folur hapur për të ardhmen e tij pas futbollit europian, duke zbuluar dy klube që kanë një vend të veçantë në zemrën e tij: Peñarol dhe River Plate. Në një intervistë për programin në YouTube “Terapia Picante”, Valverde ndau reflektime personale për fëmijërinë, rrugëtimin në futboll dhe planet e tij për fundin e karrierës. Pavarësisht se është një figurë kyçe te Real Madridi, ai theksoi se synimet afatgjata lidhen më shumë me emocionin dhe identitetin sesa me përfitimet financiare. “E dua Peñarolin, e gjithë familja ime ka qenë tifozë të Peñarolit dhe shkonim […] - [“I çmendur”, Mbappe kujton një histori me Messin nga një stërvitje te PSG-ja](https://penaltia.net/i-cmendur-mbappe-kujton-nje-histori-me-messin-nga-nje-stervitje-te-psg-ja/): Kylian Mbappe, i cili ka ndarë dhomat e zhveshjes me emra të mëdhenj si Neymar Jr. dhe Karim Benzema, ka zbuluar se lojtari më mbresëlënës që ka parë ndonjëherë në stërvitje është Lionel Messi. Në një intervistë për “The Bridge” në YouTube, së bashku me Aurelien Tchouameni dhe Achraf Hakimi, sulmuesi francez ndau një histori nga koha e tij te Paris Saint-Germain për të shpjeguar pse zgjodhi Messin. “Messi është i çmendur. Nuk është e njëjta gjë (krahasuar me Neymarin). Ai bën gjithçka siç duhet,” tha Mbappé. Ai kujtoi një moment nga stërvitja. “Ishim në Paris, po përfundonim stërvitjen. Unë […] - [Italia mund të kualifikohet për Botëror, edhe pas humbjes nga Bosnja](https://penaltia.net/italia-mund-te-kualifikohet-per-boteror-edhe-pas-humbjes-nga-bosnja/): Italia mund të ketë ende një shans shumë të vogël dhe hipotetik për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, pavarësisht humbjes ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në “play-off”. “Azzurrët” u eliminuan pas penalltive në Zenicë, ku Pio Esposito dhe Bryan Cristante gabuan nga pika e bardhë, ndërsa boshnjakët ishin perfektë. Kjo do të thotë se Italia ka dështuar të kualifikohet për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës. Megjithatë, një skenar i pazakontë mund të ndryshojë gjithçka. Ai lidhet me situatën e Iranit, i cili është shortuar në një grup me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re. Për shkak të tensioneve […] - [Mbappe rrëfehet për momentin kur vite më parë vendosi të largohet nga kombëtarja e Francës](https://penaltia.net/mbappe-rrefehet-per-momentin-kur-vite-me-pare-vendosi-te-largohet-nga-kombetarja-e-frances/): Sulmuesi i njohur francez, Kylian Mbappe, ka zbuluar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, duke treguar se pas Euro 2020 kishte menduar seriozisht të largohej nga kombëtarja e Francës. Në një rrëfim të fundit, gjatë podcastit ”The Bridge”, të drejtuar nga Aurelien Tchouameni, ylli i Francës e përshkroi si “shumë brutal” takimin që pati me ish-presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët. Sipas tij, biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe e ashpër, duke lënë pak hapësirë për mirëkuptim apo mbështetje emocionale, shkruan IndeksOnline. E gjitha kishte të bënte me penalltin që humbi në ndeshjen ndaj Zvicrës, […] - [UEFA e bllokoi në mars, Shqipëria humbet talentin e Totenhemit! Sulmuesi ndryshon kombësi](https://penaltia.net/uefa-e-bllokoi-ne-mars-shqiperia-humbet-talentin-e-totenhemit-sulmuesi-ndryshon-kombesi/): Shqipëria ka humbur shërbimet e një talenti 18-vjeçar. Bëhet fjalë për Leon Myrtajn, që zgjodhi të përfaqësojë Hungarinë ndërsa më parë regjistronte paraqitje me ekipet e moshave të Shqipërisë. Myrtaj luan në krahun e majtë të sulmit, dhe nga Shqipëria u raportua largimi për shkak të pakënaqësive për trajtimin ndaj tij. Nga Hungaria ndërkohë është njoftuar që tashmë ka ndryshuar kombësi, ndërsa UEFA akoma nuk i kishte aprovuar lejen për të luajtur në mars dhe pse u ftua. “Leon Myrtaj ka ndryshuar kombësinë e tij, duke lënë Shqipërinë për Hungarinë. Anësori i lindur në vitin 2008, u përzgodh për ndeshjet […] - [Kur do të jenë ndeshjet e radhës të Kosovës dhe shorti për Euro 2028?](https://penaltia.net/kur-do-te-jene-ndeshjet-e-radhes-te-kosoves-dhe-shorti-per-euro-2028/): Kombëtarja e Kosovës ishte vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në një Kampionat Botëror. Për fatin tonë të keq, “Dardanët” pësuan minimalisht 0:1 në Prishtinë nga Turqia, duke mbetur kësisoj jashtë Botërorit. Ndërsa, ndeshjet e radhës zyrtare, Kosova i luan në muajin shtator. Më 24 shtator në “Fadil Vokrri”, Kosova do të ndeshet me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga B. Tri ditë më vonë, do të udhëtojë për t’u ndeshur me Austrinë. Përgjatë muajve tetor dhe nëntor, Kosova do t’i ketë edhe katër ndeshje tjera në Ligën e Kombeve. Ndërkohë, më 6 dhjetor, do të jetë shorti […] - [Foto me fanellë të Suedisë, reagon Arbër Zeneli!](https://penaltia.net/foto-me-fanelle-te-suedise-reagon-arber-zeneli/): Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin Kosovën. Me golat e tij, ai kujtonte edhe legjendën Fadil Vokrri. Por, Arbër Zeneli mbrëmë ia ktheu shpinën vendlindjes së tij, Kosovës. Pikërisht një shkrimi të Indekonline, i ka reaguar në rrjetet sociale futbollisti kosovar. ”As vllaun nuk të lejojn me mbështetë”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale Ai nuk ishte në tribunat e stadiumit në Prishtinë, por kishte veshur fanellën e Kombëtares së Suedisë dhe shkoi për ta shikuar ndeshjen e tyre. Veprim i çuditshëm nga një lojtar që u bë i njohur te fanella “Dardane”./Indeksonline/ - [E do trajneri i Seria A, tetë milionë euro dalin në skenë për lojtarin e Kombëtares shqiptare](https://penaltia.net/e-do-trajneri-i-seria-a-tete-milione-euro-dalin-ne-skene-per-lojtarin-e-kombetares-shqiptare/): Ylber Ramadani mund të largohet nga Leçe, ndërsa Torino është shfaqur në horizont. Mesfushori i Kombëtares ka kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Për këtë, te Torino kanë filluar të bëjnë llogaritë sa do të kushtonte kartoni i tij. Bëhet fjalë për 6 deri në 8 milionë euro në total. Kjo shifër do të ndryshonte, nëse Leçe nuk qëndron në Seria A. Aberden nga ku u ble kartoni i Ramadanit ka ruajtur 10% në rast rishitje nga Leçe, ndërsa skocezët përfitonin 1.2 milionë euro. Ramadani ndërkohë është si i preferuar për Roberto D’Aversa, që aktualisht qëndron […] - [Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë shqip](https://penaltia.net/calhanoglu-kosova-ka-lojtare-te-rrezikshem-di-disa-fjale-shqip/): Një ditë para ndeshjes së madhe finale të “play-offit” të Botërorit, Turqia ateroi në Prishtinë. Me të arritur në aeroport, kombëtarja turke u nis për stadiumin “Fadil Vokrri”. Aty, selektori i kombëtares turke, Vincenzo Montella dhe kapiteni turk, Hakan Çalhanoglu u paraqiten në konferencë për shtyp. Kapiteni i kombëtares mysafire tha se në ndeshje si kjo, fiton zemra, jo cilësia. “Secili ka këndvështrimin e vet. Unë nuk e nënvlerësoj asnjë kundërshtar. Me Interin u eliminuam nga Bodo Glimt. Qasja e presidentit [të Federatës Turke të Futbollit] është ndryshe. Na ka mbetur një ndeshje për Kupën e Botës. Nuk fiton cilësia, […] - [Pse Zabërgja para Zhegrovës? Arsyetohet Foda](https://penaltia.net/pse-zabergja-para-zhegroves-arsyetohet-foda/): Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar konferencë për media para ndeshjes së madhe ndaj Kombëtarës së Turqisë në kauder të play offit për Kupën e Botës. Selektori i Kosovës, Franco Foda është pyetur se përse kishte vendosur në ndeshjen ndaj Sllovakisë që inkuadroi në lojë, Baton Zabërgja dhe jo Edon Zhegrovën. “Baton Zabërgja para Edon Zhegovës, a është kjo si pasojë e minutazhës së ulët te Juventusi? Kam besim të madh tek të gjithë lojtarët, po ashtu edhe te Edoni”. “Secila lojë ka rëndësinë e vetës dhe duhet të vendosi se kë të inkuadrojë. Te Sllovakia kanë luajtur me topa të […] - [Bomba e merkatos, zyrtari i Egjiptit zbulon se Salah ka oferta prej dy gjigandëve në Europë dhe Serisë A](https://penaltia.net/bomba-e-merkatos-zyrtari-i-egjiptit-zbulon-se-salah-ka-oferta-prej-dy-gjigandeve-ne-europe-dhe-serise-a/): Mohamed Salah do i japë lamtumirën Liverpulit në fund të këtij sezoni, duke prishur kontratën që kishte me anglezët, të nënshkruar vetëm një vit më parë. Ndarja mes palëve është bërë e pashmangshme pas përplasjes dhe deklaratave të tij publike kundër trajnerit Slot dhe klubit. Tashmë kanë nisur spekulimet se ku do të vazhdojë karrierën e tij egjiptiani, por me sa duket nuk janë vetëm Arabia Saudite apo MLS opsionet interesante që janë përmendur për të ardhmen e tij. Por menaxheri i ekipit kombëtare të Egjiptit, Ibrahim Hasan, bëri të ditur se janë dy klube shumë me emër që janë […] - [Ukraina vs Shqipëria](https://penaltia.net/ukraina-vs-shqiperia/): Ndeshjet miqësore shpesh shërbejnë si terren testues për taktika të reja dhe rotacion të lojtarëve — dhe përballja mes Ukrainës dhe Shqipërisë në Brann Stadion në Bergen nuk bën përjashtim. Të dy kombëtaret vijnë pas humbjeve dhe kjo ndeshje u jep trajnerëve Sergiy Rebrov dhe Sylvinho një mundësi të mirë për me testu skuadrën, sidomos integrimin e lojtarëve të rinj dhe kombinimet e reja në fushë. Te Ukraina, vëmendja shkon te Oleksandr Zinchenko, i cili mund të luaj si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje dhe kontrollon ritmin e lojës, si dhe te Roman Yaremchuk, që pritet me sjell forcë […] ## Pages - [Rreth Nesh](https://penaltia.net/rreth-nesh/): Penaltia është një faqe sportive e dedikuar për të gjithë ata që e jetojnë sportin me pasion. Ne besojmë se futbolli dhe sportet e tjera nuk janë vetëm lojëra – ato janë emocione, adrenalinë, histori dhe bashkim mes njerëzve. Kush jemi ne? Jemi një ekip i apasionuar pas sportit, që çdo ditë punon për t’ju sjellë më të mirën nga bota sportive. Me përmbajtje të freskët, të besueshme dhe atraktive, Penaltia ka krijuar një komunitet tifozësh që ndajnë të njëjtën dashuri për futbollin dhe sportet në përgjithësi. Çfarë ofrojmë? Lajme të fundit nga futbolli europian, botëror dhe kampionatet vendore. Analiza, […] - [Home](https://penaltia.net/) - [Privacy Policy](https://penaltia.net/privacy-policy/): Penaltia Te Penaltia, privatësia e vizitorëve tanë është me rëndësi të madhe. Ky dokument përshkruan se çfarë të dhënash mund të mbledhim dhe si i përdorim ato. Të dhënat që mbledhim Informacione bazike si IP adresa, lloji i shfletuesit dhe faqet që vizitoni, për qëllime analitike. Të dhëna të ofruara vullnetarisht nga ju (p.sh. emri, email-i) kur regjistroheni për newsletter apo komente. Përdorimi i të dhënave Për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionalitetin e faqes. Për të komunikuar me ju nëse keni zgjedhur të regjistroheni në newsletter ose të na kontaktoni. Për qëllime sigurie dhe mbrojtjeje kundër abuzimeve. Cookies Penaltia përdor […] [comment]: # (Generated by Hostinger Tools Plugin)